Krasniqi: Me LDK-në bujqit e Kosovës nuk do të jenë vetëm
Kandidatja për deputete e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka takuar banorët e fshatit Pestovë të Komunës së Vushtrrisë.
Ajo ka bërë me dije se duart e këtij fshati e ushqejnë Kosovën.
Në profilin e saj në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se me LDK-në bujqit e Kosovës nuk do të jenë vetëm.
“Pestova, duart që ushqejnë Kosovën! Te njerëzit e punës, fermerët e palodhur që çdo ditë mbjellin shpresën dhe të ardhmen. Me LDK-në, bujqit nuk do të jenë vetëm – mbështetja për ta është zotimi ynë! Faleminderit Berat Ademit, kryetarit të nëndegës së LDK-së në Pestovë, për angazhimin e tij të palodhshëm – dhe urime ditëlindja!”, ka shkruar Krasniqi.
(Pjesë speciale e marketingut)