Krasniqi: LDK-ja e ka prioritet mbështetjen për bujqësinë dhe bizneset vendore - NACIONALE

Krasniqi: LDK-ja e ka prioritet mbështetjen për bujqësinë dhe bizneset vendore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidatja për deputet e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka vazhduar takimet elektorale në Komunë të Vushtrrisë.

Ajo ka bërë me dije se me LDK-në në Qeveri mbështetja për bujqësinë dhe bizneset e prodhimit vendor do të jetë prioritet.

“Vizitë tek Qendra Kopshtare “Palma” në Vushtrri, ku puna dhe pasioni rrisin jo vetëm bimë, por edhe mirëqenie. Gjelbërimi është jetë, është shëndet, dhe biznese si ky e bëjnë Kosovën më të bukur dhe më të qëndrueshme. Me LDK-në, mbështetja për bujqësinë dhe bizneset e prodhimit vendor do të jetë prioritet!”, ka shkruar Krasniqi në profilin e saj në “Facebook”.

Lajme të ngjashme