Krasniqi, Kusarit-Lilës: Mos e bëj zëdhënësen e qeverisë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka i është kundërpërgjigjur deputetes së LV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka kritikuar opozitën dhe ka mbrojtur qeverinë.
Në seancës e sotme, ku po diskutohet për grevën, Krasniqi ka ftuar deputeten Kusari-Lila që të mos vazhdojë të bëj rolin e zëdhënës së qeverisë.
Ai ia ka kujtuar kohën kur ajo ka qenë zëdhënëse e qeverisë së PDK-së.
“Me Mimozën kam dy të përbashkëta, kjo ka qenë zëdhënëse e qeverisë, edhe unë kamë qenë zëdhënës. Kjo pa vazhdon me kanë zëdhënëse e qeverisë. Pse po flet në emër të qeverisë. Nuk i takon deputetëve të flasin në emër te qeverisë, sepse qeveria ju jep llogari deputeteve”, ka thënë ai.