Krasniqi - Kurtit: Nënshkrimet e PDK’së i ke gati nesër - NACIONALE

Krasniqi - Kurtit: Nënshkrimet e PDK’së i ke gati nesër

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Lideri i opozitës Memli Krasniqi i është pwrgjigjur ofertës së Kryeministrit Albin Kurti për zgjedhje të reja. Krasniqi ka thënë se nwnshkrimet e PDK-së do t’i ketë të gatshme që nesër.

“Kryeministër, prej korrikut të vitit të kaluar të kam ba thirrje e të kam pritë që me shpërnda Kuvendin. Prej nesër nënshkrimet e PDK-së janë gati. Çohu shkojmë në zgjedhje menjëherë - nëse ke guxim e të ka mbetë pak ndërgjegje për situatën e vështirë që e ke sjellë vendin!” – ka thënë Krasniqi.

Kryeministri në intervistën e dhënë për RTK-në, ka ofertuar partitë opozitare për zgjedhje të reja. “Mund t’i bëjnë numrat bashkë me neve. Kjo është ofertë e imja. Unë po them po shkojmë në zgjedhje kur të donë opozita”, ka thënë Kurti.

Në anën tjetër edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Kurti lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme.

Kreu i LDK-së i është përgjigjur duke thënë se “Kurti është dorëzuar dhe duhet të jap dorëheqje”. “Nëse është dorëzuar dhe duket se është dorëzuar, le të jep dorëheqje. Por nëse është dorëzuar, le të jep dorëheqje pse ta komplikojë”, ka thënë Abdixhiku në emisionin Pressing në T7.

LDK nuk bënë mocion për shpërbërje të Kuvendit, por është e gatshme për zgjedhje dhe për qeverisje pas zgjedhjeve”, ka thënë Abdixhiku.

Derisa AAK edhe më herët është shprehur e gatshme t'i mbledhë nënshkrimet për t'a rrëzuar Kurtin.

Lajme të ngjashme