Krasniqi-Kurtit: Lëviz o njeri, se s’po ke qejf me të thënë vëlla
Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, ka mbajtë një fjalim të gjatë në Kuvend, e ku po diskutohet për grevën e SBAShK-ut.
Në këtë fjalim, Krasniqi i kërkoi kryeministrit Albin Kurti që të ofrojë zgjidhje për grevën e SBAShK-ut, duke iu referuar Kurtit si njeri.
“Livrit bre pak, se s’po i thona o vëlla, se po nervozohet. Lëviz o njeri, se s’po ke qef me të thanë vëlla, o njeri, livrit pak, bëni dy hapa, ofro diçka, jo veç qysh thu ti, sepse kjo është arrogancë.”, tha z.Krasniqi.