Krasniqi: Krizën ekonomike Qeveria po e trajton si luftë politike
Kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë Kurtin për sjelljen ndaj krizës ekonomike.
Në seancës e parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës, ai ka thënë se qeveria po tregon papërgjegjësi dhe paaftësi në menaxhimin e krizës.
Sipas tij, qeveria krizën ekonomike po e trajton si krizë politike.
“Kjo qeveri më shpejt se mund të imagjinohet është akomoduar në kolltukët e pushtetit dhe po mendojnë që qytetarët po jetojnë mire. Duke qenë se e kanë humbur komunikimin me qytetarët krizën po e shohin si luftë politike", ka thënë ai.
Sipas tij, kjo krizë nuk është aspak e tillë.
"Çmimet kanë arritur nivele të përballueshme, të ardhurat e punonjësve kanë mbetur të pandryshuara që do të thotë se fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm.Në këtë periudhë rritje të të hyrave ka pasur vetëm qeveria përshkak se po e shfrytëzon inflacionin për ta mbushur buxhetin e shtetit dhe ka refuzuar çfarëdo mase për ta ngadalësuar rritjen e çmimeve.”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se Qeveria Kurti ka humbur ndjeshmërinë ndaj qytetarëve më shpejt se që është pritur.
Për tejkalimin e krizës, ai ia ka propozuar Qeverisë marrjen e 5 masave.