Krasniqi i VV-së për votat e deputetëve: Le të durojnë, në mars e dinë fatin e tyre
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen e radhës, ku po diskutohen zgedhjet parlamentare të nëntë shkurtit.
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani ka kërkuar që publikimi i votave që kanë marrë kandidatët për deputet të fillojë që nga sot.
“Prandaj unë konsideroj mëse të nevojshëm një alarmim të KQZ-së, pra, lidhur me procesin e transparencës në raport me daljen e votuesve, me numrin e përgjithshëm, votat e kandidatëve.
Mendoj që plasimi sot, publikimi sot, i rezultateve preliminare të kandidatëve gjë që ne kemi tentuar prej ditës së parë ta bëjmë, përmes një platforme. Prandaj unë insistoj që kjo të bëhet nga sot, KQZ të fillojë publikimin e rezultateve të kandidatëve. Sa më shumë që vonohet, aq më e madhe është pakënaqësia, presioni, të gjithë të alarmuar, spese krijohet pabesim në institucionin” – ka thënë ai, transmeton Nacionale.
Më pas, anëtari i Vetëvendosjes, Alban Krasniqi kërkoi nga kandidatët që të durojnë, pasi sipas tij, “në mars do ta dijnë fatin e tyre”.
“Kandidatët e subjekteve, se aty është problemi më i madh me gjasë, le të duron dikush, nuk kemi çka me bë, rezultati është në kuti…Rezultati është aty, do të bëhet publik, në mars ata kanë me ditë fatin e tyre, kjo është detyra jonë në raport me ta dhe me qytetarët” – tha ai.