Krasniqi i vetëvendosur edhe pas takimit me Hovenierin: Ia shpreha rezervat e PDK-së për marrëvveshjen - NACIONALE

Krasniqi i vetëvendosur edhe pas takimit me Hovenierin: Ia shpreha rezervat e PDK-së për marrëvveshjen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi po vazhdon të “rezistoj” në lidhje me marrëveshjen e dakorduar nga Kryeministri Kurti në Bruksel, e që është propozim evropian.

Edhe pas takimit me ambasadorin amerikan, Krasniqi ka thënë se kjo marrëveshje është mundësi e humbur.

Ai këto rezerva ka thëën se ia ka shprehur edhe vetë ambasadorit.

Kujtojmë se ambasada amerikane pak ditë më parë i kritikoi ashpër PDK-në e LDK-në për qëndrimet e tyre në lidhje me marrëveshjen e Brukselit.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kam pritur ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier. Bashkë kishim një diskutim miqësor dhe konstruktiv në raport me zhvillimet e fundit politike në vend.

Ambasadorit Hovenier i shpreha edhe një herë qëndrimin e PDK-së në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi dhe rezervat tona në raport me propozimin evropian tashmë të pranuar nga Kryeministri Kurti. Për ne, kjo marrëveshje është e pamjaftueshme dhe një mundësi e humbur për të arritur një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse dhe me njohjen e ndërsjellë në qendër.

Përkundër mbështetjes që PDK i ka dhënë Kryeministrit Kurti për dy vjet me radhë në procesin e dialogut dhe në raport me Serbinë, përmes gabimeve e veprimeve kryeneqe dhe në shpërputhje me kontekstin politik, ai ka dështuar që të arrijë përmbushjen e qëllimeve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Ambasadorin Hovenier e falënderova për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën, si dhe e sigurova që PDK gjithmonë do të veprojë në përputhje ne interesin shtetëror dhe qytetar të Kosovës.”

Lajme të ngjashme