Krasniqi i replikon Kurtit: Shkove në Bruksel me diskutu për tema që s’kanë nevojë për diskutim - NACIONALE

Krasniqi i replikon Kurtit: Shkove në Bruksel me diskutu për tema që s’kanë nevojë për diskutim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi ka replikuar ndaj fjalës së kryeministrit Albin Kurti për marrëveshjen për targat.

Krasniqi kërkoi përgjegjësi nga Kurti në lidhje me sekuencën për targat. Madje ka thënë se për këtë punë, nuk ka pasur nevojë që të shkojë në Bruksel.

E vërteta është pak më ndryshe nga kjo që e thatë ju. Keni shku në Bruksel e keni negociu për një temë që s’keni pasë nevojë. A e keni ndryshu vendimin e Qeverisë për sekuencën në lidhje me tabelat. Sepse nëse ai është ën fuqi ende, nuk mundet me qenë më me rëndësi eklarata e Borelit se sa ai vendim i Qeverisë. Ke mujtë me vendimin e mirë me diskutu me amerikanët dhe me thanë në rregull edhe me e pasë një situatë sa më normale në veri”, ka deklaruar kreu i PDK-së.

Lajme të ngjashme