Krasniqi i PDK-së: Zgjidhja është VV të ndërrojë Albulena Haxhiun
Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sërish i qëndroi asaj se partia e vet nuk ka votë për Albulena Haxhiun si Kryetare të Kuvendit.
Zgjidhja, tha ai, është propozimi i një kandidati tjetër nga Vetëvendosje.
“Ishalla lëviz diçka. Ndoshta kanë ndërruar kandidatin po shpresoj. Përndryshe, duan të vazhdojnë bllokadën. Zgjidhja, po, ndonjë kandidat tjetër”, ka thënë ai për gazetarë.