Krasniqi i PDK-së: Në vend që të sulmohet, media duhet të mbrohet dhe të respektohet - NACIONALE

Krasniqi i PDK-së: Në vend që të sulmohet, media duhet të mbrohet dhe të respektohet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të Indeksit për Lirinë e Shtypit, në të cilin Kosova renditet në vendin 99.

Ai ka bërë me dije se kjo tregon një klimë që po bëhet gjithnjë e më e vështirë për gazetarinë e pavarur.

Në profilin e saj në “Facebook”, ai ka shkruar se media duhet të mbrohet e jo të sulmohet siç kanë bëre zyrtarët qeveritarë në këtë mandat.

“Rënia e Kosovës në pozitën 99 në indeksin e lirisë së medias tregon një klimë që po bëhet gjithnjë e më e vështirë për gazetarinë e pavarur. Ky regres nuk është vetëm problem për mediat, por për gjithë shoqërinë sepse pa media të lirë, mungon edhe llogaridhënia. Në vend që të sulmohet, media duhet të mbrohet dhe të respektohet si aleate në luftën kundër korrupsionit dhe padrejtësive”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme