Krasniqi i Nismës, Haradinajt: Limaj asnjëherë nuk ka qenë dorë e zgjatur e Serbisë, marre të thuhet kjo - NACIONALE

Krasniqi i Nismës, Haradinajt: Limaj asnjëherë nuk ka qenë dorë e zgjatur e Serbisë, marre të thuhet kjo

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i Nismës, Vesel Krasniqi, i ka reaguar liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili mbrëmë e ka kritikuar aspër Fatmir Limajn.

Ai ka bërë me dije se kryetari i Nismës asnjëherë nuk ka qenë dorë e zgjatur e Serbisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Veseli ka shkruar se është marre të thuhet një gjë e tillë nga Haradinaj.

“Me gjithë konsideraten për z.Haradinaj dhe familjen e tij për kontributin e dhënë për çlirimin e vendit, debatin dhe fjalorin të cilin e ndëgjuam sonte vërtet është për keqardhje nga një ish-Kryeministër, e aq më tepër për liderin Limaj, i cili dikur pa asnjë kusht e mbështeti për kryeministër z.Haradinaj duke anashkaluar veten dhe mbështetësit e NISMAsocialdemokrate, i cili konsideroj se është për të mirën e vendit që mos të kemi vakum institucional. Kryetari Limaj asnjëher nuk ka qenë dor e zgjatur e Serbisë ( marre të thuhet nga një bashkëluftëtar) dhe nuk ka punuar në dëmë të vendit, ai ka kontribuar si në luftë ashtu edhe pas luftes për popullin e Kosovës dhe vendin tonë”, ka shkruar ai, duke i rikujtuar se edhe AAK-ja dikur e kishte prishur Grupin Parlamentar të Nismës.

“Debatin e z.Haradinaj që dëgjuam sonte i cili shpërfaq mllefin ndaj kryetarit Limaj, gjoja për tradhti se u largua nga AAK, ju rikujtojmë z.Haradinaj se kogja me krenari dikur keni prishur grupin parlamentar të NISMA-s, duke marr deputetin Haxhi Shala dhe jo vetëm, por duke ndërhyr në mesin e dy shokëve që nga fëmijëria, e që e konsideruat si sukses tuajin. Ju sqarojmë se z.Fatmir Limaj nuk është pronë e askujtë , ai është lider i NISMAsocialdemokrate dhe pas tij jan hiq më pak se 30 mij mbështetës, të cilët i kanë dhënë besimin për punën e dëshmuar dhe veprat e tij për vendin”, ka shkruar.

Lajme të ngjashme