Krasniqi i bindur se PDK e krijon “shumicën parlamentare shqiptare” - NACIONALE

Krasniqi i bindur se PDK e krijon “shumicën parlamentare shqiptare”

1 javë më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës “e krijon shumicën shqiptare dhe parlamentare” në zgjedhjet e ardhshme në nivel vendi, beson kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi.

Në një intervistë për “Ekonomia Online” Krasniqi s’flet për vija të kuqe me Lëvizjen Vetëvendosje dhe asnjë parti, por flet për hendekun e madh mes këtyre dy forcave politike.

PDK-ja hynë në garë për t’i fituar këto zgjedhje, për të marrë besimin qytetar, për të dalë e para dhe normalisht pas asaj nëse ka hapësirë për të diskutuar me partitë që janë të përafërta me bindjet tona politike programore, ideologjike dhe me programin që do ta bartë Hamza, normalisht që kemi bërë në të kaluarën dhe do të bëjmë edhe në të ardhmen. Unë gjithmonë do ta konfirmoj që ne parimisht kurrë vija të kuqe nuk kemi pasur, nuk kemi dhe as nuk do të kemi. Por, parimisht sepse konsiderojmë edhe kemi konsideruar që kur i thua dikujt kam vija të kuqe ndaj teje, ti e ofendon edhe i përjashton votuesin e tij”, ka thën Krasniqi.

Jo domosdoshmërisht individin që e përfaqëson atë dhe në fund të fundit ne të gjithë jemi votues të Kosovës, gjithë jemi shqiptarë, por preferencat tona janë të qarta, nuk kemi preferenca me pasë çfarëdolloj bashkëpunimi me VV-në, sepse hendeku mes nesh i të kaluarës, por edhe i tashmes është shumë i madh dhe nuk do të funksiononte një marrëveshje e tillë. Andaj fokusi jonë është qytetari, do të mundohemi që të marrim besimin e tyre, është verdikti i tyre ai që në fund vendos se kush duhet të qeverisë. Por jam i bindur që ne do ta krijojmë shumicën shqiptare dhe shumicën parlamentare, me respekt për komunitetet minoritare që do ta udhëheqin vendin pas 9 shkurtit 2025”, tha ai.

Lajme të ngjashme