Krasniqi i bindur në fitoren e kandidatit të PDK-së për Malishevën: Dr. Gëzimi po vjen
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është shprehur i bindur në fitoren e kandidatit të PDK-së për kryetar të Komunës së Malishevës, Gëzim Krasniqi. Në tubimin e mbajtu sot, ai ka deklarur së Malisheva ka vendosur.
“Malisheva ka vendosur. Fuqishëm - për njeriun që e njeh më mirë se kushdo: Dr. Gëzim Krasniqin. Një ushtar që i doli zot atdheut. Një mjek që i doli zot qytetarit. Tani, një Kryetar që do t’i dalë zot Malishevës. Sepse kjo komunë meriton ma shumë. Ma mirë. Ma shpejt. Me PDK-në dhe Dr. Gëzimin, Malisheva do të ecë përpara me dinjitet, zhvillim dhe shpresë”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook.
Kurse, kandidatit i PDK-së për kryetar të Komunës së Malishevës, Gëzim Krasniqi, ka thënë se në këtë takim e ka ndier fitoren.
“Sonte në Malishevë ndjeva fuqinë e bashkimit dhe besimit që na mban të fortë. Tubimi madhështor i PDK-së ishte më shumë se fushatë—ishte zemra e qytetarëve që rrahin për ndryshim. Me ju përkrah, çdo hap drejt fitores është më i sigurt, më i drejtë, më i fuqishëm.
#MaMirePerMalisheven #PDK191”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.