Krasniqi: Gabimet e Qeverisë Kurti do të sjellin autonomi për serbët - NACIONALE

Krasniqi: Gabimet e Qeverisë Kurti do të sjellin autonomi për serbët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka shprehur shqetësimet e tij për gabimet që po i bën Qeveria Kurti në raport me serbët e Kosovës.

Ai ka vlerësuar se veprimet e Qeverisë Kurti po i paraqesin serbët si viktimë të dhunës së shqiptarëve.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se si pasojë e këtyre veprime do të imponohet autonomia e serbëve në veri.

Ai ka bërë me dije se gabimet e tilla edhe më herët i kanë kushtuar Kosovës.

“Trazirat e dhunshme të marsit 2004 i ekspozuaan serbët si viktimë dhe rezulati ishte formimi i shtatë komunave serbe, statusi i privilegjuar i Kishës Ortodokse Serbe, vendet e rezervuara për serbët në Kuvend e në qeveri dhe fuqia bllokuese e tyre në vendimmarrje. Gabimet e qeverisë Kurti sërish po i paraqesin serbët si viktimë të dhunës së shqiptarëve dhe për pasojë do të imponohet autonomia e serbëve. Plani Franko-Gjerman dhe Draft-Statuti i Asociacionit janë 100% dëshmi e autonomisë së serbëve në Kosovë. Atë shtet shqiptar të Kosovës, të cilin e projektuan dhe e realizuan gjenerata të tëra shqiptarësh, me sakrifica të parrëfyeshme, politikanët e papërgjegjshëm e shkatërruan në liri, madje duke shitur çallëm si knuesi mbi pleh”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme