Krasniqi: Është gabim të kërkohet largimi i kryetarëve të veriut me peticion - NACIONALE

Krasniqi: Është gabim të kërkohet largimi i kryetarëve të veriut me peticion

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka vlerësuar si të gabueshme kërkesën e kryeministrit Albin Kurti dhe të presidentes Vjosa Osmani që kryetarët e veriut të largohen përmes peticionit.

Ai ka bërë me dije se opsioni i dorëheqjes është më i mirë në këtë rast.

Personalisht e konsideroj gabim që të kërkohet rruga e peticionit të 20 për qind të atyre që janë në listën e votuesve, e cila i hap rrugë referendumit që do të duhej të kalonte me mbi 50 për qind të votuesve për shkarkimin e kryetareve. Kjo për dy arsyeje, e para që nuk ka bazë ligjor të qartë. Sepse Kosova kurrë nuk e ka miratuar ligjin për referendumin. Dhe e dyta nuk besoj që ne duhet ta krijojmë një traditë politike ku komunitet e caktuar etnike në Kosovë i arrijnë qëllimet e tyre politike përmes referendumit”, ka thënë Krasniqi në një intervistë për gazetën Nacionale.

Ai ka treguar se largimi i katër kryetarëve me anë të peticionit do të bëhej precedent i rrezikshëm për Kosovën.

Sipas tij, dorëheqja e tyre duhet te vije në shprehje kur gjithçka të qartësohet.

Sepse nëse sot ua mundëson që me i shkarku kryetarët e zgjedhur me referendum, nesër mundesh me pritë edhe një kërkesë tjetër përmes referendumit, e cila mund të jetë shumë më problematike politikisht. Është thjesht një tendencë e me i ik problemit përsëri. Nëse e di që duhet me i bë këto zgjedhje, atëherë e kemi opsionin e dorëheqjes. Por, ajo nuk mund të realizohet pa e pasur një qartësi se çka ndodh pas dorëheqjes”, ka thënë Krasniqi.

Deri me tani, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë thënë se opsioni më i mirë për t`i hapur rrugë zgjedhjeve të reja në veri është që kryetarët e katër komunave të largohen me anë të një peticionit.

Kjo rrugë është e paraparë me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Në nenin 72 të këtij ligji tregohet se si mund të bëhet kjo me një iniciativë të qytetarëve.

72.1 Qytetarët e komunës mund të ndërmarrin iniciativë për largimin e kryetarit të komunës. 72.2 Kërkesa e tillë duhet të nënshkruhet nga njëzet (20) për qind e votuesëve të regjistruar dhe i dorëzohet kryesuesit të kuvendit të komunës, i cili e paraqet çështjen në institucionin përkatës për administrimin e votimit. 72.3 Nëse shumica e votuesëve të regjistruar votojnë për largimin e kryetarit, zgjedhjet e reja për kryetar duhet të bëhen në pajtim me Ligjin mbi zgjedhjet”, thuhet nënenin 72 të këtij ligji.

Lajme të ngjashme