Krasniqi e LDK-së: Besimin e qytetarëve po e kthejmë në shpresë për Kosovën
Kandidatja e LDK-së për deputet, Rrëzarta Krasniqi, është shprehur optimiste për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ajo ka bërë me dije se Lipjani e Prishtina e kanë vulosur fitoren e LDK-së!
Në profilin e saj në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se besimin e qytetarëve po e kthejnë në shpresë për Kosovën.
“Lipjani e Prishtina e vulosën fitoren e LDK-së! 💙 Besimin e qytetarëve po e kthejmë në shpresë për Kosovën. Fitorja e madhe po vjen të dielën!”, ka shkruar Krasniqi.