Krasniqi e lavdëron partinë: PDK do të jetë gjithmonë aktive dhe konstruktive
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me deputetët e tjerë kanë diskutuar për agjendën e tyre që do të ndërmarrin në këtë vit.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se PDK-ja do të jetë gjithmonë aktive dhe e përgjegjshme kur janë në pyetje interesat e qytetarëve.
“Gjatë vitit 2022, Grupi Parlamentar i PDK-së ka përmbushur rolin e vet si lider i opozitës, me më së shumti iniciativa e projektligje të propozuara në Kuvendin e Kosovës. Dinamika e punës do të shtohet edhe më shumë në vitin 2023”, ka shkruar Krasniqi.