Krasniqi bashkë me djalin e Thaçit uron Ditën e Pavarësisë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar gjithë qytetarët e Kosovës për Ditën e Pavarësisë.
Këtë urim ai e ka bërë bashkë me djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritin.
“Endriti dhe unë ua urojmë Ditën e Pavarësisë së Kosovës të gjithë qytetarëve, kudo që jetoni. Por, po ashtu, Endriti ka një fakt interesant me e nda me ju për babain e tij, Hashim Thaçin”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në “Facebook”.
Në videon e publikuar, djali i Thaçit ka treguar moshën në të cilën ka qenë babai i tij në momentin e leximit të Deklaratës së Pavarësisë.