Krasniqi: Jam i bindur që Bedriu është i duhuri dhe më i përgatitur për sfidat që përballemi - NACIONALE

Krasniqi: Jam i bindur që Bedriu është i duhuri dhe më i përgatitur për sfidat që përballemi

4 javë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka propozuar Bedri Hamzën kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Lidhur me zgjedhjen e PDK-së, Krasniqi theksoi se Hamza është personi më i duhuri dhe më i përgatitur për të përballuar sfidat që Kosova përjeton aktualisht.

Duke argumentuar pse Hamza është i duhuri, Krasniqi u ndal në problemet konkrete që prekin jetën e qytetarëve të Kosovës. Ai shprehu bindjen se problemet reale të qytetarëve, si mungesa e zhvillimit ekonomik dhe korrupsioni, kërkojnë zgjidhje urgjente.

Ai theksoi se zgjidhja e këtyre sfidave kërkon një udhëheqës me përvojë dhe të dëshmuar, si Bedri Hamza, i cili, sipas tij, ka demonstruar aftësinë për të menaxhuar ekonominë në kohë të vështira.

“Jam i bindur që Bedriu është i duhuri dhe më i përgatitur për sfidat që përballemi. Kur mbledhemi me familjen tona, jam i bindur që asnjë familje në Kosovë nuk flet as për draft-Statutin, as për frankogjermanet, neni 6-7, as për largimin e kryetarëve në veri apo jo. Kjo është e vërteta. Flasin për largimin e familjarëve nga vendi. Për faturat e çmendurave të energjisë. Flasin se si e kanë të vështirë për lidhjen e muajit me muaj. Flasin se si kur t’ju smuhet dikush duhet me marrë para borxh për barna që ato nuk ekzistojnë në shërbimin publik. Këto janë sfida që kërkojnë zgjidhje. E këto i zgjidh dikush që ka përvojën dhe është i dëshmuar dhe që e ka dhënë provën se në situata të tilla me këtë ekonomi, ka arritur sukseset më të madha ndonjëherë. Tash kjo puna e azganit është diçka që e ka krijuar kryeministri aktual. I cili edhe ashtu veç azgan nuk është, por ka pasur dëshirë me lujt rolin e azganit. Dhe është gabimi më i madh që na ka ndodh. Sepse skena politike s’është arenë e ballafaqimit të azganëve. Skena politike duhet të jetë arena e ballafaqimit të alternativave, programeve”, deklaroi Krasniqi në emisionin “Pressing” në T7.

Lajme të ngjashme