KQZ sot nis rinumërimin e votave në 185 vendvotime brenda vendit - NACIONALE

KQZ sot nis rinumërimin e votave në 185 vendvotime brenda vendit

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis sot rinumërimin e fletëvotimeve në 185 vendvotime të rregullta, ose 7.41 për qind të gjithsej 2,498 vendvotimeve ku u votua më 7 qershor.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, rinumërimi është vendosur si masë kontrolli për të verifikuar saktësinë e procesit.

“Kjo masë kontrolli është marrë nga KQZ për të adresuar problemet e evidentuara në disa nga Qendrat Komunale të Numërimit”, tha Elezi.

Lajme të ngjashme