KQZ shpallë rezultatet përfundimtare, VV e para me vetëm 42.30% - NACIONALE

KQZ shpallë rezultatet përfundimtare, VV e para me vetëm 42.30%

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të nëntë shkurtit, të cilat u miratuan më 10 vota për më shumë se një muaj pas zhvillimit të këtij procesi.

Rezultatet u transmetuan nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi i cili fillimisht tregoi se me nëntë shkurt kanë votuar 966 mijë e 283 persona apo 46.54 për qind.

Rezultati si në vijim:

Lëvizja Vetëvendosje - 396 mijë e 387 vota apo 42.30 për qind

Partia Demokratike e Kosovës - 196 mijë e 474 vota apo 20.95 për qind

Lidhja Demokratike e Kosovës - 171 mijë e 357 vota apo 18.27 për qind.

AAK-NISMA - 66 mijë e 256 vota apo 7.06 për qind

Lista Serbe - 39 mijë e 915 vota apo 4.26 %.

Ndërkohë, të gjitha detajet mbi shpalljen e rezultateve zgjedhore, duke përfshirë këtu edhe votat që kanë marrë kandidatët për kryeministër dhe kandidatët për deputet, mund t’i ndiqni në këtë LINK.

Radoniqi arsyeton vonesat

Kryetari i KQZ-se ka arsyetuar vonesat për shpalljen e rezultateve përfundimtare, duke thënë se kj ondodhi për disa arsye, duke përfshirë këtu ndryshimet e shumta ligjore.

“Vonesat për shpalljen e rezultateve përfundimtare janë bërë për disa arsye, njëra ka të bëjë me zbatimin e ndryshimeve të shumta ligjore që kanë shtuar detyra për KQZ-në.

Arsyeja tjetër lidhet me platformën elektronike të rezultateve. Problemet me transmetimin e rezultateve preliminare për subjektet politike na kanë detyruar të shtojmë kontrollin e aktiviteteve edhe në qendrat komunale.

Pra, para publikimit të çdo rezultati, është dashur të bëjmë verifikimet tona duke krahasuar statistikat dhe kjo ka marrë kohë dhe ka zgjatur procesin” – ka thënë Radoniqi, transmeton Nacionale.

Megjithatë, sipas tij, këto problem nuk kanë pasur ndikim në rezultatin e procesit zgjedhor.

“Rikujtojmë se problemet nuk kanë pasur ndikim në rezultatin e procesit zgjedhor, pasi publikimi ndodhë vetëm kur mbaron numërimi në vendvotime.

Pavarësisht këtyre problemeve, rezultatet që do t’i shpallim sot kanë ndjekur hapat e paraparë ligjor dhe transparencën e plotë” – ka thënë ai gjatë mbledhjet së KQZ-së.

Lajme të ngjashme