KQZ: Përfundon verifikimi i votave në 17 komuna - NACIONALE

KQZ: Përfundon verifikimi i votave në 17 komuna

4 javë më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 17 komuna ka përfunduar verifikimi i votave për zgjedhjet lokale.

Aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit janë përmbyllur në 17 komuna, duke përfshirë Hanin e Elezit, Junikun, Mamushën, Zveçanin, Mitrovicën e Veriut, Zubin Potokun, Deçanin, Shtimen, Klinën, Shtërpcën, Obiliqin, Istogun, Skenderajn, Vitinë, Rahovecin, Suharekën dhe Dragashin.

Deri në orën 16:00 të së enjtes janë procesuar 3,357 kuti votimi nga gjithsej 5,142 kuti të zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe kuvende komunale.

Lajme të ngjashme