KQZ njofton se po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 14 qendra komunale të numërimit
Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë – e me këtë edhe saktësimi i numërimit të votave të partive – po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit.
Kështu raportoi Komisioni Qendror Zgjedhor përmes një postimi në Facebook.
“Është duke vazhduar procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit”, tha ai.