KQZ nis numërimin e votave për deputetë
Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë ka nisur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi është përmbyllur numërimi i votave të subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas përditësimit të fundit nga KQZ-ja, deri tani janë numëruar 83 kuti votimi nga gjithsej 2,498, që përfaqësojnë 3.32% të totalit.
Rezultatet dhe ecurinë e procesit të numërimit mund t’i ndiqni përmes linkut ---> KËTU.