KQZ mban sot mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës - NACIONALE

KQZ mban sot mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen, e cila do të mbahet në ora 13:30, pritet të merren disa vendime që kanë të bëjnë me zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas rendit të ditës, KQZ pritet të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimet për grupin e parë të organizatave vëzhguese për monitorimin e zgjedhjeve.

Në kuadër të përgatitjeve për procesin zgjedhor, KQZ do të shqyrtojë emërimin e këshillave të vendvotimeve të rregullta dhe me kusht, si dhe anëtarët e ekipeve të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit.

Gjithashtu në rend të ditës janë edhe disa çështje tjera.

Lajme të ngjashme