KQZ mban konferencë për media nga ora 17:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet të mbajë konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në sallën “1 Tetori” dhe sipas KQZ-së, aty do të paraqitet progresi i numërimit të vendvotimeve dhe verifikimi i pakove me fletëvotime me votë.
Konferenca do të mbahet nga ora 17:00
“Ju njoftoj se sot (e martë, 18 shkurt 2025, ora 17:00) në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Prishtinës, në sallën e sporteve “1 Tetori” do të mbaj konferencë për media për të paraqitur progresin e numërimit të vendvotimeve dhe verifikimin e pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës përmes postës” – thuhet në njoftim.