KQZ-ja tregon se sa për qind e qytetarëve votuan deri në ora 13:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes në votime për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Sipas të dhënave nga platforma e KQZ-së, deri në ora 13:00 në nivel vendi kanë votuar 15.10% të qytetarëve me të drejtë vote.

Krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 në të njëjtën periudhë, vërehet se këtë herë pjesëmarrja deri në këtë kohë është më e ulët. Atëherë deri në këtë kohë kishin votuar 18.6 për qind e votuesve.