KQZ-ja refuzon 2 mijë 397 pako nga votimi me postë deri më tani, aprovon 35 mijë e 832 - NACIONALE

KQZ-ja refuzon 2 mijë 397 pako nga votimi me postë deri më tani, aprovon 35 mijë e 832

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dhënë detaje lidhur me verifikimin e pakove me fletëvotime të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, deri më tani janë shqyrtuar mbi 38 mijë e 229 pako pako me fletëvotime të ardhura përmes postës.

Nga këto, 35 mijë e 832 janë pranuar si të vlefshme, ndërsa 2 mijë 397 janë refuzuar për shkak të parregullsive të ndryshme.

“Deri më tani, 18 shkurt, këtij procesi i janë nënshtruar 38 mijë e 229 pako, prej të cilave janë aprovuar 35 mijë e 832, ndërkaq janë refuzuar 2mijë 397. Arsyeja se përse janë refuzuar këto dërgesa, është se ato janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës; u mungon dëftesa e regjistrimit; janë dërguar më shumë se një herë, etj”, ka bërë të ditur Elezi.

Lajme të ngjashme