KQZ-ja miraton rekomandimin për zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe - NACIONALE

KQZ-ja miraton rekomandimin për zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar rekomandimin e kandidatëve të radhës për zëvendësimin e dhjetë (10) deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe, të cilët para disa dite kanë vendosur të largohen nga Kuvend i Kosovës.

Në mbledhjen e sotme, anëtaret e KQZ-së kanë zëvendësuar deputetët që kanë dhënë dorëheqje me nëntë kandidatë tjerë që kanë qenë në listë të pritje nga ky subjekt politik.

Njëri nga ta është zëvendësuar nga kandidati i iniciativës qytetare, SPO.

Deputetët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje në shenjë pakënaqësi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të zbatuar vendimin për targat ilegale.

Pas dorëheqjes së tyre, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga KQZ-ja zëvendësimin e tyre.

Lajme të ngjashme