KQZ-ja mban sot mbledhje, shqyrton zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të mblidhet sot për të shqyrtuar dhe miratuar rekomandimin e presidentes, Vjosa Osmani për zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe pas dorëheqjeve.
“Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për zyrën e presidentes, për zëvendësimin e deputetëve të subjektit politik “Lista SRPSKA”.”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Njoftimi i plotë:
Njoftim lidhur me dorëheqjet e Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve të Komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Raport i Këshillave të KQZ-së:
Këshilli për Çështje Ligjore:
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për zyrën e presidentes, për zëvendësimin e deputetëve të subjektit politik “Lista SRPSKA”.
– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtarëve të Kuvendit Komunal në Ferizaj, Malishevë dhe Junik.
Të ndryshme;
