KQZ-ja akrediton edhe grupin e dytë të vëzhguesve për “referendumin” e 21 prillit në veri - NACIONALE

KQZ-ja akrediton edhe grupin e dytë të vëzhguesve për “referendumin” e 21 prillit në veri

2 javë më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka akredituar sot edhe 112 vëzhgues që do ta përcjellin “referendumin” e 21 prillit në veri, ku do të votohet për largimin ose jo të kryetarëve të katër komunave veriore.

Ky është grupi i dytë i vëzhguesve që akreditohen nga KQZ-ja.

Deri me tani janë akredituar 130 vëzhgues, të cilët janë nga mediat, organizata qeveritare dhe përfaqësi të ndryshme diplomatike.

Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja ka marrë vendim për numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për procesin e votimit më 21 prill në katër komunat veriore.

KQZ-ja ka vendosur që të shtypen 40,000 fletëvotime për këtë proces./EO/

Lajme të ngjashme