KQZ i bie 'murit me kokë' sërish, PZAP ia kthen vendimin për Listën Serbe - NACIONALE

KQZ i bie 'murit me kokë' sërish, PZAP ia kthen vendimin për Listën Serbe

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor për mosnjohje të rezultateve zgjedhore të Listës Serbe.

Vendimi u publikua në faqen zyrtare të PZAP-së, për çka konstatohet se qëndrimet e KQZ-së nuk ishin të drejta dhe të ligjshme.

Orkestrimi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, për të zvarritur procesin, si dhe për të përfituar poena “patriotik”, ka qenë i tillë në të gjitha proceset zgjedhore. Pra, pa asnjë efekt real, vetëm zhurmë dhe kundërligjshmëri.

T’i kthehemi vendimit zyrtarë;

“PZAP konstaton se KQZ nuk ka ofruar asnjë arsyetim ligjor për refuzimin e shpalljes së rezultatit përfundimtar...për subjektin Lista Serbe dhe kandidatët e saj. Vendimi i KQZ-së është i mangët, jo i plotë dhe nuk i ka trajtuar çështjet thelbësore as faktet vendimtare që lidhen me vlerësimin e kushteve ligjore për shpalljen e rezultatit përfundimtar”,

Në vendimin e PZAP, tutje sqarohet se këto çështje janë të rregulluara me ligj. “Në këtë mënyrë, vendimi në fjalë siguron respektimin e procedurave ligjore dhe garanton zhvillimin e një procesi të drejtë dhe të barabartë për subjektin politik që ka përmbushur të gjitha kushtet e parapara me ligj” – thuhet aty.

ShBA e çortoi Kosovës sërish, sherri i orkestrimit në KQZ

Në reagimet e tyre, aleatët e Kosovës e kanë dënuar ashpër veprimin e KQZ-së.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka kritikuar veprimin e KQZ-së.

Sipas ambasadës amerikane, veprime të tilla e gërryejnë partneritetin e Kosovës me SHBA-të.

Çdo përpjekje për të shkelur këtë parim bazë minon partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, ka vlerësuar ambasada e ShBA-së për Radion Evropa e Lirë.

Sipas ambasadës, ky veprim është në kundërshtim me rregullat demokratike. “Në kundërshtim me të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur në mënyrë demokratike përfaqësuesit e tyre”, ka theksuar ambasada e ShBA-së.

Me këtë veprim i shqetësuar është shprehur edhe Bashkimi Evropian.

Një zëdhënës i BE-së ka bërë me dije se puna e KQZ-së nuk duhet politizuar.

BE shpreh shqetësim serioz për dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për miratimin e rezultatit final për Listën Serbe në zgjedhjet e fundit parlamentare”, ka thënë një zëdhënës i BE-së për “Kohen”.

Ai iu ka bërë thirrje palëve që të punojnë së bashku.

BE-ja përsërit thirrjen për depolitizimin e punës së KQZ-së, në përputhje me raportin e Misionit vëzhgues të zgjedhjeve dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të punojnë së bashku, në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhor të shtunën nuk e ka miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe.

Në këtë mbledhje KQZ-ja kishte shpallur zyrtarisht vetëm rezultatet e partive tjera, por jo edhe të Listës Serbe.

Pro miratimit të rezultatit të Listës Serbe kishin votuar vetëm dy anëtar të KQZ-së dhe kryetari Kreshnik Radoniqi. Kurse, anëtarët tjerë kishin abstenuar.

Lajme të ngjashme