KQZ: Presidentja kërkon emrat për zëvendësimin e deputetëve serbë - NACIONALE

KQZ: Presidentja kërkon emrat për zëvendësimin e deputetëve serbë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Listës Serbe, kanë dhënë dorëheqje. Janë 10 deputet, që kanë paraiqtur dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Kosovës, pas situatës së krijuar në veri.

Ata, sipas ligjit duhet të zëvendësohen.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka humbur kohë, dhe sot ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve emrat e personave të ligjshëm, për të plotësuar vendet e lira në Kuvend.

Një gjë të tillë, e ka konfirmuar për Gazetën Nacionale, zëdhënësi i KQZ-së, Vlamir Elezi.

Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën nga Presidentja e Republikës së Kosovës për të rekomanduar emrat e personave të ligjshëm të radhës për të plotësuar vendet e lira në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Duke u mbështetur në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përgatisë rekomandimin brenda afatit ligjor prej 5 ditësh pune nga momenti i marrjes së kërkesës.”, ka thënë Elezi.

Deputetët e dorëhequr, pritet së shpejti të zëvendësohen në Kuvend.

Lajme të ngjashme