KQZ del me përditësim, numërimi i votave me postë ka përfunduar në këto komuna - NACIONALE

KQZ del me përditësim, numërimi i votave me postë ka përfunduar në këto komuna

1 vit më parë

nga NACIONALE

Po vazhdon numërimi i votave me postë, derisa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një përditësim të fundit.

Sipas KQZ-së, deri mbrëmjen e së premtes janë numëruar fletvotimeve që u takojna votusve të komunave Deçan, Gjakovë, Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit që u takojnë komunave Deçan, Gjilan, Dragash, Drenas, Istog, Klinë, Kamenicë dhe Kaçanik.

“Pas përfundimit të numërimit, rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas komunave, të cilave u takojnë votuesit e regjistruar, brenda një kohe të shpejtë do të shfaqen në platformën

Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh”
– thuhet në një njoftim të KQZ-së.

Lajme të ngjashme