KPM i jep 30 ditë afat Klan Kosovës ta rregullojë dokumentacionin - NACIONALE

KPM i jep 30 ditë afat Klan Kosovës ta rregullojë dokumentacionin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

KPM ka vendosur me vota unanime që Klan Kosovës, t’i jap një afat prej 30 ditësh për t’i rregulluar dokumentacionet. Ndryshe televizioni do të penalizohet.

Të 5 anëtarët votuan “pro”, këtij vendimi.

Kujtojmë se sipas vendimit të MINT, dhe ARBK-së, Klan Kosovës i ishte marrë çertifikata e biznesit.

Kryetari Mehmeti tha se dispozita e parë është që Klan Kosova, në afat prej 30 ditësh obligohet ta plotësoj dokumentacionin e nevojshëm për mbajtjen e licencës.

“Duke marrë parasysh faktin se vendimi për pezullimin e certifkatës së biznesit Klan Kosova, vë në dilemë ligjshmërinë e regjistrimit të këtij biznesi, nga zyra ligjore e KPM-së kemi një rekomandim i cili ka dy dispozita”.

“E para, obligohet ofruesi i shërbimit medial, Klan Kosova, që në afat prej 30 ditësh nga pranimi i këtij vendimi ta plotësoj dokumentacionin e nevojshëm për mbajtjen e licencës së transmetimit, konform rregullores për ofruesit e shërbimeve mediale të KPM-së të vitit 2021”.

“Dy, dështimi për të vepruar në pajtim me rregulloren për ofruesit e shërbimeve mediale, brenda afatit të përcaktuar do të rezultojë me masa sanksionuese të përcaktuara me nenin 30 të ligjit të KPM-së”, tha Mehmeti.

Lajme të ngjashme