Kosova voton sot
Sot qytetarët e Kosovës do të votojnë për zgjedhjet parlamentare.
Qytetarët e Kosovës do mund t’u drejtohen kutive të votimit nga ora 07:00 deri në ora 19:00.
Për të garuar në këto zgjedhje janë certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor 28 subjekte politike me 1280 kandidatë për deputetë.
Po ashtu sipas KQZ-së në listën votuese janë 1 milionë e 970 mijë e 944 votues.