Kosova sot në agjendë për anëtarësim në Këshillin e Evropës - NACIONALE

Kosova sot në agjendë për anëtarësim në Këshillin e Evropës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pritet të jetë sot në agjendë.

Lajmin e kishte konfirmuar dje këshilltarja e presidentes Osmani, Rejhan Vuniqi.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendën e Komitetit të Ministrave që mbahet të hënën. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian”, ka shkruar Vuniq në Twitter.

Mbledhja e Komitetit të Ministrave do të mbahet këtë të hënë, me fillim nga ora 14:30 pasdite.

Në agjendën e publikuar në faqen zyrtare të KiE-së, figuron si pikë 2.4 “aplikimi për anëtarësim” i një shteti.

Lajme të ngjashme