"Mbretëria e parajsës në tokë", Patrikana e Pejës: Nëse e humbim Kosovën, e kemi humbur Serbinë - NACIONALE

"Mbretëria e parajsës në tokë", Patrikana e Pejës: Nëse e humbim Kosovën, e kemi humbur Serbinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndërsa ka përfunduar programi treditor "Përkujtimi i peshkopit Athanasius", në Trebinjë të Bosnje e Hercegovinës, ndër të tjera në program është folur edhe për Kosovën.

Sipas mediumit serb në Kosovë, Kossev, kryemurgesha e Patriarkanës së Pejës, Nënë Haritina, ka komentuar situatën duke thënë se shpreson që ende ka njerëz që luftojnë për të shpëtuar Kosovën.

“Nëse e humbim Kosovën, e kemi humbur Serbinë, kjo është njëqind për qind e sigurt. Por unë ende shpresoj se ka ende njerëz të mirë që po luftojnë për të shpëtuar Kosovën dhe ne ende shpresojmë se do të mbijetojmë. Tani, ata që duan të luftojnë për të mbijetuar do të mbijetojnë, ata që nuk duan, fat të mire,”- është shprehur nënë Haritina, në panelin përfundimtar të programit të titulluar, “përqafimi i botëve”.

Gjatë përkujtimit të Atanasit, lidhur me Kosovën, kishte folur edhe peshkopi Hilarion, i cili sipas Kossev, ka thënë se Kosova është mbretëria e parajsës në tokë.

"Dhe çfarë është Kosova në të vërtetë? Kosova është mbretëria e parajsës në tokë, por jo mbretëria e qiejve në kuptimin e një realiteti imagjinar mbi re. Por Kosova është ai komb me të cilin Atanasi dinte të fliste, ta vizitonte. Ai i njihte të gjitha fshatrat, rrugët, i njihte vendet e shenjta, mori pjesë në lindjen e Monografisë së Vendeve të Shenjta të Kosovës dhe atje Kosova është toka e të gjallëve,”- ka thënë ai.

Lajme të ngjashme