Kontrabandë: Policia konfiskon mbi një milion filter të cigarëve - NACIONALE

Kontrabandë: Policia konfiskon mbi një milion filter të cigarëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bër të ditur se dje rreth orës 20:00, në Mjak të Vitisë e kanë ndaluar një automjet transportues të cilin e voziste një mashkull kosovar.

Atij i ju gjetën dhe konfiskuan 128 paku cigare, 10 mijë filtera për pako dhe gjithsej një milion e dyqind mijë copë filter, për të cilat i dyshuari nuk ka pasur dokumentacion të rregullt.

Njoftimi:

“Policia kufitare e Kosovës, konkretisht njësitë task-forcë me datë, 27.02.2023, rreth orës 19:50, në Mjak të Vitisë kanë ndaluar automjetin transportues me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit nga autoritetet janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e filterëve të cigareve (128 pako x 10 000 filtera për pako), gjithsej (1,280,000-një milion e dyqind e tetëdhjetë mijë copë filtër) për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumentacion të rregullt”

Lajme të ngjashme