Konstituimi i Kuvendit punë e kryer për VV -në, Murati: Seanca për qeverinë pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm - NACIONALE

Konstituimi i Kuvendit punë e kryer për VV -në, Murati: Seanca për qeverinë pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Për Vetëvendosjen është punë e kryer se Kuvendi i Kosovës "është konstituar", tha Hekuran Murati, juristi me hobi i Vetëvendosjes, edhe pa votimin e një Nënkryetari nga komuniteti serb. "Situata është kushtetuese, sepse i kemi shterrur të gjitha mundësitë", tha ai pas mbylljes së seancës ku dështoi zgjedhaj e Nenad Rashiqit. a

Tash, tha Murati, do ta zgjedhin edhe qeverinë e re, e cila, sipas tij, është e mundshme edhe pa zgjedhjen e një Nënkryetari serb të Kuvendit të Kosovës.

Tash, çështja është që procedurat në vihim të parapara në Kushtetutë. Fillimisht mandatari nga Presidentja, njëherë na duhet mbledhje e KP të VV-së, dhe pas nominimit nga Presidentja, pastaj do të kemi seancën për qeveri. Situata është kushtetuese sepse kemi shterrur të gjitha mundësitë. Janë tentuar dhe procuar të gjithë kandidatët, dhe asnjë nuk ka marrë votat. Në situatë të tillë nuk mund të bllokohet vendi. Të vimë te situata e mandatarit, pastaj shohim. Sitauta ka këto opsione. Të vazhdohet me institucionet, krijimin e tyre. A i kemi numrat do ta shihni në seancën kur votohet qeveria.

Lajme të ngjashme