Konjufca: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje nëse kërkohet Asociacioni me ndryshime kushtetuese - NACIONALE

Konjufca: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje nëse kërkohet Asociacioni me ndryshime kushtetuese

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se vendi jonë ka marrë garanci të forta ndërkombëtare se me Asociacionin nuk do të krijohet niveli i tretë i pushtetit dhe nuk do të preken vijat e kuqe të funksionimit kushtetues.

Konjufca në një emision në Tëvë1, ka thënë se nëse Asociacioni kërkohet të ketë bëhet me ndryshime kushtetuese, sipas tij më nuk ka vlerë dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Kemi marrë garanci të forta që asociacioni do të jetë një lloj forumi. Por, nësë kërkohet që asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive ose të bëhet me ndryshime kushtetues, mendoj që asgjë më nuk ka vlerë dhe vendi duhet të shkoj në zgjedhje.” – ka thënë Konjufca.

Ai tutje është shprehur se kërkesa për Asociacion, përveç faktit se është paraparë me marrëveshjen e vitit 2013 mes Kosovës e Serbisë, ajo paraqet një kërkesë të Serbisë dhe jo komunitetit serb.

Lajme të ngjashme