Konjufca: Uroj që nëntorët të na gjejnë më të bashkuar e më të fortë - NACIONALE

Konjufca: Uroj që nëntorët të na gjejnë më të bashkuar e më të fortë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për nder të 28 Nëntorit, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Pas homazheve, ai ka uruar që Festa e Flamurit t`i gjejë shqiptarët më të bashkuar dhe më të fortë.

“28 nëntori në Kosovë gjithmonë fillon në Prekaz, këtu ku ka ndodhur sakrifica më e lartë e popullit të Kosovës për liri dhe këtu është ngjizur lufta e lavdishme e UÇK-së. Po ashtu, kjo datë është edhe dalja publike e ushtrisë tonë çlirimtare e po ashtu në të njëjtën kohë është edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari. Nëntori do të festohen gjithmonë, uroj që ne të na gjejnë gjithmonë më të bashkuar dhe gjithnjë më të fortë. Lavdi dëshmoreve dhe urime dita e flamurit gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë ata”, ka thënë Konjufca./EO/

Lajme të ngjashme