Konjufca: Sulmi në Banjskë ishte ‘gozhda e fundit në arkivolin e dialogut’ - NACIONALE

Konjufca: Sulmi në Banjskë ishte ‘gozhda e fundit në arkivolin e dialogut’

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, thotë se sulmi në Banjskë më 24 shtator, ishte ‘gozhda e fundit në arkivolin e dialogut’. Ai thotë se për të vazhduar tutje, duhet një drejtim i ri nga bashkësia ndërkombëtare, që Konjufca thotë se është e ‘njëanshme’.

“Dialogu ndodhet tërësisht në një qorrsokak prej të cilit nuk po shoh shumë rrugëdalje.

Këtij qorrsokaku i ka kontribuuar Serbia më së shumti me veprimet e veta. Unë mendoj që dialogu në formatin qysh ka qenë prej vitit 2011, e ka pasë arkivolin më 24 shtatorit të vitit të kaluar, me sulmin terrorist në Banjskë sepse informatat që i posedon edhe bashkësia ndërkombëtare e edhe institucionet tona të sigurisë, tregon se ky grup kriminal e ka pasë mbështetjen e shtetit serb.

Ata kanë qenë të mbështetur me krejt logjistikën dhe krejt mbështetjen shtetërore, përfshirë poligonet, që ata me u ushtru madje kemi fakte që ka pasë edhe shkëmbime të armëve mes këtij grupi terrorist dhe ushtrisë serbe.

Prandaj, konsideroj që është shkatërru edhe minimumi i besimit që negociatat me vazhdu normalisht.

Ajo që ndodhi në Banjskë ishte gozhda e fundit në arkivolin e dialogut të Brukselit.

Kështu që i takon bashkësisë ndërkombëtare, të jetë shumë ma e përcaktuar se çka po dëshiron.

Nëse dëshiron palë të barabarta në dialog, si dy shtete, nëse dëshiron dhe ende mendon që principi i marrëveshjes së Ohrit, me funksionu palët si të barabarta, nëse e ndan mendjen me ecë në këtë rrugë, Kosova është e gatshme.

A nëse don me i mbyllë sytë kur Serbia bllokon edhe kufijtë, dhe përkrahet nga shteti serb, nga Ministria e punëve të brendshme të Serbisë, asnjë reagim nuk e pashë nga ana e Brukselit.

Pra, jemi të vetëdijshëm dhe të qartë se bashkësia ndërkombëtare është e njëanshme”, tha ai.

Lajme të ngjashme