Konjufca shkon në Hagë, kë vizitoi?
Gazetari Ermal Panduri, ka bërë të ditur nga emisioni "Debat Plus" në RTV Dukagjini se të shtunën e kaluar, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka udhëtuar për në Hagë për të takuar ish-krerët e UÇK-së.
Gjatë vizitës, Konjufca atje ka takuar vetëm ish-deputetin e VV-së, Rexhep Selimin për shkak të kufizimeve nga Dhomat e Specializuara.
“Pas kufizimeve të fundit. Po edhe në të kalumen nuk mundesh me u taku me të gjithë. Po me secilin specifikisht. Edhe kur kemi qenë bashkë ka qenë kështu. Por tash janë edhe me të kufizuara takimet dhe është taku vetëm me Rexhen”, ka thënë Ilir Kërçeli, shefi i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit.