Konjufca sërish nuk rreshtohet me partinë e tij, abstenon për Projektligjin për Zyrtarët Publikë - NACIONALE

Konjufca sërish nuk rreshtohet me partinë e tij, abstenon për Projektligjin për Zyrtarët Publikë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sërish nuk ka votuar në linjë me qëndrimin e VV-së.

Ai sot ka abstenuar në votimin për Projektligjin për Zyrtarët Publikë, i cili është përkrshur nga deputetët e VV-së.

Me 58 vota “për” dhe 4 “abstenime”, deputetët kanë miratuar këtë projektligj në lexim të ditë.

Përveç Konjufcës, për këtë ligj kanë abstenuar edhe 3 deputetë të koalicionit qeverisës.

Ndërsa, partitë opozitare që e kanë kundërshtuar këtë projektligj nuk kanë marrë pjesë fare në votim.

Ky projektligj është kritikuar edhe nga Zyra e BE-së në Prishtinë.

Lajme të ngjashme