Konjufca pranon kërkesën e PDK, largon nga seanca Besnik Bislimin - NACIONALE

Konjufca pranon kërkesën e PDK, largon nga seanca Besnik Bislimin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi që kreu i Kuvendit Glauk Konjufca e ka pranuar kërkesën për largimin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Kërkesa e tyre erdhi pasi që Bislimi sot në Kuvend gjatë seancës e ka gjujatur me shihe deputetin e PDK-së Mërgim Lushtaku.

Kuvendi i Kosovës iu rikthye normalitetit pasi kryeparlamentari Glauk Konjufca dëgjoi kërkesën e Grupit Parlamentar të PDK-së për largimin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi nga seanca, pasi ai në pjesën e parë të seancës sulmoi me shishe deputetin e PDK-së Mërgim Lushtaku.” – kanë thënë nga PDK-ja.

Tutje, deputetja e PDK-së Eliza Hoxha tha se largimi i Bislimit nga seanca si dhunues e mundësoi qetësimin e gjendjes ndërsa kërkoi nga kryeministri Albin Kurti që të rikthehet në temë dhe të sqaroj komunikimet e vartëses së tij Mimoza Kusari-Lila me Millan Radojiqiqin.

Lajme të ngjashme