Konjufca për veriun: Pas çlirimit më 1999, kjo është betja më e rëndësishme - NACIONALE

Konjufca për veriun: Pas çlirimit më 1999, kjo është betja më e rëndësishme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, e ka dhënë një intervistë për televizionin T7, ku ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe marrëdhënien e trazuar të Kosovës me aleatët e saj.

Konjufca ka deklaruar se puna për shtensionimin e situatës nuk kryhet duke e fajësuar vetëm Kosovën. Tutje, ai ka vlerësuar se Kosova duhet ta bindë bashëksinë ndërkombëtare dhe ta fitojë betejën aktuale.

“Nëse bashkësia ndërkombëtare mendon që vetëm Kosova i ka fajet dhe përgjegjësinë për këtë situatë, kjo s’kryhet kurrë. Kjo ka me mbetur kështu përgjithmonë. Por, unë mendoj që duhet ta bindim bashkësinë ndërkombëtare dhe do ta fitojmë këtë betejë patjetër. I kemi fituar edhe shumë tjera të rëndësishme në të kaluarën. Por, unë mendoj që pas çlirimit të Kosovës më 1999, kjo është beteja më e rëndësishme për karakterin e shtetit tonë sepse shteti i Kosovës duhet të jetë shtet unitar. Republikë e bashkuar. Kjo betejë është për Republikën e bashkuar. Ose këtë tjetrin opsion s’mund ta imagjinojë sepse është shumë i keq. Është shtet i ndarë. Për shumë kohë ka qenë i ndarë. Kosova prej 99-ës kështu dyqysh ka funksionuar. Edhe ajo ka qenë iluzore në vitin 2008 dhe 2011, sepse u pa që këta kur do ta zbatosh ligjin dhe kushtetutshmërinë atëherë e sheh fytyrën e vërtetë të Listës Serbe. Ata i kanë pasë kryetarët e komunave atje, por kjo s’do të thotë që kanë punuar për shtetin e Kosovës. Në momentin kur u qartësua situata e treguan fytyrën e vërtetë. Shkuan te Vuçiqi atje gatitu dhe i përgatitën grupet e tyre për të gjuajtur shok-bomba. D.m.th, në fund të fundit, ata i përgjigjen Beogradit. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër”, deklaroi Konjufca në një intervistë për T7, raporton Express.

Lajme të ngjashme