Konjufca nervoz, e përfundon seancën e sotme – Vazhdon javën tjetër
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka mbyllur seancën e sotme të Kuvendit.
Ai nuk ka dhënë ndonjë arsye, vetëm ka deklaruar se ajo do të vazhdojë javën e ardhshme. Këtë e tha duke mos qenë fort i qetë.
“Kjo seancë mbyllet këtu, dhe vazhdon javën tjetër”, tha Konjufca në seancë.
Kujtojmë se sot gjatë ditës, kamerat kishin kapur një moment debate mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti.