Konjufca: Kur është puna për UÇK po ka drejtësi e për forcat paramilitare serbe nuk po ka drejtësi
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në shënimin e 24 vejtorit të Masakrës së Dubravës, ka thënë se kjo masakër ishte akti më i shëmtuar që Serbia e bëri në Kosovë.
Ai ka thënë se fatkeqësisht ende nukka drejtësi për këto krime të kryera nga Serbia.
Konjufca theksoi se kur është puna për gjykimin e UÇK-së po ka drejtësi ndërsa për masakrën në Burgun e Dubravës nuk asnjë përgjegjës që është shpallur fajtor.
“Jemi këtu për ta kujtuar aktin më të shëmtuar që e bëri Serbia. Ndonëse kanë kaluar 24 vjet dhe përgjegjësia është e shtetit serb, ende fatkeqësisht nuk ka drejtësi. I shoh edhe familjarët që për 24 vjet jetojnë me peshën e padrejtësisë. Kur është puna për UÇK po ka drejtësi e për forcat paramilitare serbe, me përgjegjësi të qartë që dihet për gjithë fushatën e gjenocidit që e ka bërë në Kosovë, nuk po ka drejtësi.” – ka thënë Konjufca, sipas raportimit të Ekonomia Online.